• Marrëveshjet

    Marrëveshja me Shërbimin Doganor të UNMIK-ut

    Më 1 shtator 2005, Instituti për Studime ”Pjetër Budi” nënshkroi memorandum-marrëveshje afatgjate (5+5 vjet) me Shërbimin Doganor të UNMIK-ut.

    Marrëveshja përfshin bashkëpunim afatgjatë për edukim, hulumtim, BA dhe MA certifikim të studentëve për Doganë dhe Shpedicion.
    Kjo memorandum-marrëveshjeje bën të mundur qasje në kapacitetet teknike dhe të tjera brenda njësive të Shërbimit Doganor për pjesët e studimit praktik të studentëve në Fakultetin e Doganës dhe Shpedicionit.

    Në bazë të marrëveshjes, mundësohet përkrahja e rregullt dhe vjetore në formë të plotë dhe pjesshme të bursave për më së paku 50 % të studentëve të “Pjetër Budit”, për çdo vit akademik. Po sipas marrëveshjes, Shërbimi Doganor iu jep përparësi të veçantë dhe automatikisht bën të mundur përfshirjen në ”listë të ngushtë” të studentëve të “Pjetër Budit”, të cilët kanë diplomuar me sukses të plotë - studimi me notë jo më të vogël se 9.3, gjatë të gjitha rekrutimeve të stafit.


    Marrëveshja me KFOR-in

    Universiteti “Pjetër Budi” ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi edhe me komandën e forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR). Tashmë është në vazhdim e sipër bashkëpunimi me zyrtarë të KFOR-it.
    Grupe studentësh ndjekin seri ligjëratash që kanë të bëjnë me punën e KFOR-it dhe gërshetimin e ideve dhe punës teorike të studentëve me punë praktike në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të paqeruajtësve.


    Marrëveshja me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës

    “Pjetër Budi” ka marrëveshje për bashkëpunim me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, për bursim të studentëve, bashkëpunim në fushën praktike, me qëllim të avancimit të punës së dyanshme dhe organizim të aktiviteteve të tjera lokale, rajonale e ndërkombëtare, si seminare, tryeza, hulumtime etj. Studentë të bursuar nga Shoqata... vijojnë mësimet në “Pjetër Budi”.


    Bashkëpunimi me CAFAO-UNMIK

    Universiteti “Pjetër Budi” bashkëpunon edhe me Zyrën për Ndihmë Fiskale dhe Doganore në UNMIK (CAFAO), e finacuar nga Komisioni Evropian.

    Ekspertë të CAFAO-s iu kanë ligjëruar studentëve të nivelit MA dhe me ta kanë realizuar punime të ndryshme seminarike. Disa prej këtyre punimeve kanë shërbyer edhe për hartimin e ligjeve në lëmenjtë përkatës, nga institucionet e Kosovës


    Marrëveshjet me kompani sigurimesh dhe banka

    Memorandum-marrëveshje, “Pjetër Budi” ka nënshkruar edhe me kompanitë e sigurimeve “Dukagjini”, “Dardania”, “Kosova e Re”, “Sigkos” e “Croatia”.
    Këto marrëveshje përfshijnë disa pika, si: punësim të studentëve që përfundojnë studimet me notë mesatare 8.9 (menaxher i sigurimeve) dhe 8.3 (agjent i sigurimeve); qasje në kapacitetet teknike dhe të tjera brenda njësive të tyre, si dhe dhënie e ekspertizës për zhvillimin e procesit shkollor në lëndën e Punës Praktike.

    Po ashtu, “Pjetër Budi” ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me “Kasabank” (KSB), me qëllim ndihme studentëve gjatë procesit të studimeve.


    Marrëveshja me “Iliria Hotel”

    “Pjetër Budi” ka nënshkruar memorandum- marrëveshje me New.co.“Iliria Hotel”. Kjo marrëveshje përfshin një bashkëpunim afatgjatë në fushën e edukimiti, ndërkaq studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Hotelerisë të Universitetit “Pjetër Budi” do të kenë mundësië të kryejnë praktikën profesionale në Hotel “Iliria”.

    Gjithashtu, marrëveshja përfshin edhe organizimin e konferencave, trajnimeve dhe seminareve; këmbimin e përvojave dhe informatave profesionale nga fusha e interesit të përbashkët, etj.


    Marrëveshjet me asociacione turistike e hoteliere

    Në fushën e turizmit dhe hotelerisë, gjatë studimit shfrytëzohen marrëveshjet për partneritet të drejtpërdrejtë me Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” - Ohër, me ndërmarrjet dhe asociacionet turistike dhe hotelere në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri, Kroaci etj., si edhe benefitet e partneritetit të tërthortë me universitetet dhe kompanitë prestigjioze evropiane dhe amerikane.

    ^ top
kthehu mrapa
10:20 

Albumi

Anketa

A ka cfare iu ofron Kosova turisteve te huaj?
Po
Jo