Studentët me qasje në “American Corner”

Prishtinë, 2009 – Studentët edhe stafi akademik i Institutit për Studime të Shkencave Organizative –Aplikative “Pjetër Budi” që nga muaji nëntor do të kenë mundësi që të regjistrohen në “American Corner” në Prishtinë.
Me këtë rast, stafi akademik dhe studentët do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë të gjithë literaturën ekzistuese që posedon kjo Bibliotekë, si dhe do të kenë qasje në të gjitha bibliotekat elektronike që janë në kuadër të “American Corner”.
“American Corner” në Prishtinë, që gjendet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, u hap më 20 nëntor 2003, dhe është një partneritet mes Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
Anëtarësia është pa pagesë dhe e hapur për të gjithë. Koleksioni përfshin libra, revista dhe DVD për Amerikën në gjuhën angleze si dhe atë shqipe.
Në çdo vit “American Corner” organizon ngjarje siç janë ligjëratat, prezantimet, ekspozitat, orët për video filma, diskutimet, etj.
“American Corner” ka për qëllim që ta ndihmojë bashkëpunimin në fushat e arsimit, kërkimeve, kulturës dhe është një vendtakim për kulturën amerikane dhe atë kosovare.
Një shërbim tjetër me vlerë i këndit është qasja pa pagesë në internet për kërkime arsimore.
Ndryshe, ka mbi 365 “American Corner” nëpër botë që veprojnë në partneritet me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe organizatave vendase.


Kolegji “Pjetër Budi” shpall konkurs për vitin akademik 2010/2011
Kolegji “Pjetër Budi” hulumton mundësitë e kosovarëve për pushime
Kolegji “Pjetër Budi” akreditohet për tre vjet
Diplomoi gjenerata e re e studentëve të “Pjetër Budi”
Ceremonia e diplomimit më 25 qershor
Studentët e “Pjetër Budit” vizituan Shqipërinë e Kroacinë
Përfundoi manifestimi Ditët e Hapura të "Pjetër Budit”
U mbajt konferenca “Lehtësitë tregtare gjatë eksportit dhe importit të mallrave”