• Orhan Çeku shpallet ligjëruesi më i mirë

    Prishtinë, janar 2010- Orhan Çeku është shpallur ligjëruesi më i mirë i Institutit “Pjetër Budi”, sipas anketimit të studentëve të këtij institucioni.

    Në një ceremoni solemne mbajtur të shtunën, më 16 janar, është thënë se Çeku është vlerësuar maskimalisht nga studentët e tij për punën dhe përkushtimin e tij ndaj procesit të mësimdhënies.

    Nëtëdhjetë e tetë për qind e studentëve të drejtimit Resurse Njerëzore, të anketuar në mënyrë anonime, konsiderojnë se Çeku gjithmonë arrin të shpjegojë materialin në mënyrë të kuptueshme, se ligjërata është interaktive, stimulon mendim kritik, iu kushton shumë rëndësi diskutimeve, punimeve hulumtuese/seminarike, prezentimeve, ushtrimeve e konsultimeve dhe se janë shumë të kënaqur me procesin e mbajtjes së ligjëratave.

    Nëpërmjet hulumtimit me studentët është synuar të vlerësohet dhe të monitorohet procesi i mësimdhënies së secilit ligjërues. Intervistimi ka qenë i vetadministruar nga respondeti, kurse anketimi është realizuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

12:48 

Albumi

Anketa

Sa ju pelqen spoti prezantues i Pjeter Budit?
Shume
Mesatarisht
Pak