Florent Kurti mori indeksin e parë në gjeneratën 2009/10

Prishtinë, tetor 2009- Insituti për Studime i Shkencave Organizative- Aplikative “Pjetër Budi” ka hapur vitin e ri akademik, me një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm studentët e rinj, familjarët e tyre, si dhe profesorë të Insitutit “Pjetër Budi”.
MSc.Evliana Berani, Prodekane për çështje akademike, derisa u ka dëshiruar studentëve të rinj mirëseardhje, ka thënë se ” ne po marrim përgjegjësi, por do të ecim bashkarisht në rrugëm që na pret, në atë të nxënies së dijeve të reja” .
“Krahas atyre akademike, Instituti do të angazhohet në ngritjen e etikës njerëzore, në mënyrë që të nxjerret kuadri i kompletuar dhe i gatshëm për sfidat që e presin në jetën e tyre profesionale”, ka thënë MSc.Berani.
Ajo u ka premtuar studentëve se ashtu si deri më tash, siç kanë pasur mbështetjen e prindërve të tyre, tash e tutje do ta kenë të profesorëve dhe stafit të Insitutit “Pjetër Budi”, duke shtuar se Instituti i gëzohet mendimit kritik dhe studentët duhet të jenë sa më mendjehapur.
Ndryshe, në këtë ceremoni, ku është bërë edhe ndarja e indeksave, indeksin e parë e ka marrë studenti Florent Kurti, i cili në këtë ditë kishte edhe njëzetvjetorin e lindjes.


Kolegji “Pjetër Budi” shpall konkurs për vitin akademik 2010/2011
Kolegji “Pjetër Budi” hulumton mundësitë e kosovarëve për pushime
Kolegji “Pjetër Budi” akreditohet për tre vjet
Diplomoi gjenerata e re e studentëve të “Pjetër Budi”
Ceremonia e diplomimit më 25 qershor
Studentët e “Pjetër Budit” vizituan Shqipërinë e Kroacinë
Përfundoi manifestimi Ditët e Hapura të "Pjetër Budit”
U mbajt konferenca “Lehtësitë tregtare gjatë eksportit dhe importit të mallrave”