Femrat më të interesuara për studime

Prishtinë, 12 tetor 2009 - Grupi i studentëve hulumtues të Institutit për Studime të Shkencave Organizative - Aplikative “Pjetër Budi”, që përbëhet nga Emir Ukshini, Albert Pajaziti, Florent Abdullahu, Kenan Luzha dhe Kreshnik Shaqiri kanë prezentuar sot, në një konferencë për media, rezultatet e hulumtimit “Interesimi i maturantëve për të studiuar”.
Emir Ukshini tha se në bazë të këtij hulumtimi rezulton se femrat janë më të ineresuara për të studiuar (55 %), se sa meshkujt (16 %), ndërkohë që edhe ineresimi për të studiuar brenda në Kosovë është shumë më i madh se sa jashtë Kosovës .
“Nga maturantët e anketuar mbi gjysma (60 %) janë të interesuar të vijojnë studimet në Kosovë, kurse vetëm 16% janë shprehur se do të dëshironin të studiojnë jashtë Kosovë”, ka thënë studenti Emir Ukshini.
Sipas tij, nga ky hulumtim vërehet se te studentët, familjet e të cilave kanë të hyra më të larta mujore, interesimi është më i madh për të vijuar studimet në institucionet jopublike të arsimit të lartë, kurse te studentët me të hyra mujore më të ulta interesimi është për studimet në institucionet publike.
Albert Pajaziti, student, tha se interesimi i të rinjve për të studiuar është më i madh nga ata që vijnë nga familje me më shumë anëtarë.
“Interesimi i të rinjve që vijnë nga familjet me më shumë se 6 anëtarë është 65%, ndërsa të rinjtë nga familjet prej 1-5 anëtarë interesim për t’i vazhduar studimet kanë shprehur vetëm 35%”, tha Pajaziti.
Pajaziti ceku se drejtimet zhvillimore, të cilat i nevojiten shumë Kosovës, siç është turizmi e hoteleria, sigurimet, burimet njerëzore, doganat, etj., nuk janë shumë të njohura ndër të rinjtë.
“Shumica e maturantëve të anketuar preferojnë drejtimet ekonomike e juridike se sa drejtimet e sipërpërmendura akademike”, tha Pajaziti.
Anketa është zhvilluar në tri shkollat e rajonit të Prishtinës dhe atë gjatë fundvitit shkollor, (qershor 09). Të anketuarit ishin maturantët e shkollave të mesme si: “Gjin Gazulli”,”28 Nëntori” dhe “7 Shtatori”. Numri total i gjithë të anketuarve në këto tri shkolla të lartpërmendura është 196.


Kolegji “Pjetër Budi” shpall konkurs për vitin akademik 2010/2011
Kolegji “Pjetër Budi” hulumton mundësitë e kosovarëve për pushime
Kolegji “Pjetër Budi” akreditohet për tre vjet
Diplomoi gjenerata e re e studentëve të “Pjetër Budi”
Ceremonia e diplomimit më 25 qershor
Studentët e “Pjetër Budit” vizituan Shqipërinë e Kroacinë
Përfundoi manifestimi Ditët e Hapura të "Pjetër Budit”
U mbajt konferenca “Lehtësitë tregtare gjatë eksportit dhe importit të mallrave”