Konkurs për pranimin e studentëve të rinj

I.S.SH.O.A. “Pjetër Budi” fillon regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2009/2010 për studimet universitare Bachelor dhe atë për programet akademike:
• Doganë dhe Shpedicion
• Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë
Me rastin e regjistrimit studentët e rinj duhet të parashtrojnë dokumentet si në vijim:
• Diploma e shkollës së mesme dhe dëftesat e viteve (Origjinali ose kopja e noterizuar)
• Certifikata e lindjes (Origjinali ose kopja e noterizuar)
• Fotokopja e letërnjoftimit
• Tri fotografi
Mundësia e pagesës:
• Me këste
• Kredi bankare me kushte të volitshme
• Përkrahje për sigurimin e bursave
Zbritje çmimi për:
• Nxënës të shkëlqyeshëm 10 %
• Familjarë 5 %
• Regjistrim në grup 5 %
Dorëzimi i dokumentacionit mund të bëhet deri më datën 15 tetor, ndërsa regjistrimi deri më 29 tetor.
Instituti për Studime i Shkencave Organizative Aplikative “Pjetër Budi” është institucion i lartë arsimor që ka në fokus programet deficitare zhvillimore me karakter akademik.
Natyra e programeve ofron mundësi më të lehta punësimi. Aktualisht afro 80 për qind e studentëve të diplomuar pranë “Pjetër Budit” janë në marrëdhënie pune.


Kolegji “Pjetër Budi” shpall konkurs për vitin akademik 2010/2011
Kolegji “Pjetër Budi” hulumton mundësitë e kosovarëve për pushime
Kolegji “Pjetër Budi” akreditohet për tre vjet
Diplomoi gjenerata e re e studentëve të “Pjetër Budi”
Ceremonia e diplomimit më 25 qershor
Studentët e “Pjetër Budit” vizituan Shqipërinë e Kroacinë
Përfundoi manifestimi Ditët e Hapura të "Pjetër Budit”
U mbajt konferenca “Lehtësitë tregtare gjatë eksportit dhe importit të mallrave”