Home
Kolegji Universitar “Pjetër Budi” ndau çmimet “Medaljoni i Artë”

Prishtinë, 29 dhjetor
Në një ceremoni solemne, të enjten, Kolegji Universitar “Pjetër Budi” ndau Çmimet Vjetore “Medaljoni i Artë” dhe Çmimin e Nderit “Medaljoni i Artë”. Këto çmime iu dhanë personaliteteve që kanë dhënë kontribut dhe kanë promovuar vlera në fusha të ndryshme profesionale. Çmimi i Nderit “Medaljoni i Artë”, me motivacionin “për kontribut në liri dhe humanizëm” iu dha Adem Demaçit. Çmimi për kontribut në art e kinematografi, si dhe promovim vlerash jashtë vendit i takoi Arta Dobroshit, ndërkaq çmimi për guxim profesional dhe kontribut në gazetari iu nda gazetares Ramize Murtezi-Shala. Për prezantim të bukurisë dhe promovim vlerash jashtë vendit u shpërblye Marigona Dragusha, kurse për prezantim dinjitoz të sportit kosovar në botë “Medaljoni i Artë” iu dha xhudistes Majlinda Kelmendi. Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Medaljoni i Artë” do të jetë tradicionale.
Albumi



Kolegji Universitar “Pjetër Budi” ndau çmimet “Medaljoni i Artë”
Kolegji Universitar “Pjetër Budi” ndau çmimet “Medaljoni i Artë”
22 Dhjetor, 2012
KONKURS
Nisi viti i ri akademik
Vizitë studimore në Bukuresht