Lajme
2010-08-09 05:35:00Kolegji “Pjetër Budi” shpall konkurs për vitin akademik 2010/2011

Prishtinë, korrik 2010 - Kolegji Universitar “Pjetër Budi”, Instituti për Studime- Prishtinë shpall konkurs për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2010/2011 për studimet universitare në programet akademike të akredituara:
me shume
Bachelor:
• Doganë dhe Shpedicion
• Sigurime
• Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë
• Administrim Biznesi
- Menaxhim i marketingut
- Kontrolli financiar
Master:
• Doganë dhe Shpedicion
Me rastin e regjistrimit studentët e rinj duhet të pajisen me këto dokumente:
- Diploma e shkollës se mesme dhe dëftesat e viteve (origjinali ose kopje e vërtetuar)
- Certifikata e lindjes (origjinali ose kopje e vërtetuar)
- Fotokopje e letërnjoftimit
- Tri fotografi
Mundësia e pagesës mund të bëhet me këste, ndërkaq do të ketë zbritje për:
- Nxënës të shkëlqyeshëm 10 %
- Grupe deri në 5 veta 5 %
- Grupe deri në 10 veta 10 %
- Dy pjesëtarë të një familje 5 %
Kolegji “Pjetër Budi” është institucion i arsimit të lartë që ka në fokus programet deficitare zhvillimore me karakter ekonomik...2010-08-09 05:31:50Kolegji “Pjetër Budi” hulumton mundësitë e kosovarëve për pushime

me shume
Prishtinë, 9 gusht
Gjendja e rëndë sociale ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës të mos e shijojnë bregdetin, ndërkaq shumica e atyre që kanë mundësi, e kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushime...2010-07-09 06:54:06Kolegji “Pjetër Budi” akreditohet për tre vjet

Prishtinë, 9 korrik 2010- Kolegji “Pjetër Budi” është akredituar për tri vitet e ardhshme nga Agjencia për Akreditim e Kosovës.
me shume
Kolegji “Pjetër Budi” në nivelin bachelor (BA) është akredituar në programet:
- Doganë dhe Shpedicion
- Administrim Biznesi: me nëndrejtimet
a) menaxhim marketingu
b) kontrolli financiar
- Sigurime
- Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë
Kurse, në nivelin master (MA) është akredituar në programin:
- Doganë dhe Shpedicion...2010-06-25 07:27:59Diplomoi gjenerata e re e studentëve të “Pjetër Budi”

Prishtinë, 25 qershor - Kanë diplomuar të premten, në Prishtinë, studentët e gjeneratës 2007/2008 të Institutit për Studime “Pjetër Budi”.
me shume
Pas parakalimit nëpër sheshin “Nëna Terezë”, studentët e drejtimeve Doganë dhe Shpedicion, Sigurime, Resurse Njerëzore dhe Turizëm e Hoteleri janë mbledhur në ceremoninë solemne të organizuar në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...2010-06-22 08:34:14Ceremonia e diplomimit më 25 qershor

me shume
Studentët e gjeneratës së tretë të studentëve të drejtimit Doganë dhe Shpedicion dhe gjeneratës së dytë të drejtimeve Sigurime, Resurse Njerëzore dhe Turizëm e Hoteleri do të diplomojnë të premten, më 25...2010-06-15 09:20:40Studentët e “Pjetër Budit” vizituan Shqipërinë e Kroacinë

Studentët e Institutit për Studime “Pjetër Budi” kanë vizituar Shqipërinë e Kroacinë. Në Shqipëri studentët kanë qëndruar në Durrës, ndërkaq në Kroaci, përveç Dubrovnikut, studentët kanë vizituar edhe Splitin dhe qytete tjera bregdetare më të vogla...
me shume2010-06-03 09:20:46Përfundoi manifestimi Ditët e Hapura të "Pjetër Budit”

Prishtinë, qershor 2010 - Manifestimi Ditët e Hapura të "Pjetër Budit” përfundoi të enjten, më 3 qershor, me prezantimin në Prishtinë . I organizuar me rastin e pesëvjetorit të themelimit të Institutit për Studime “Pjetër Budi”, manifestimi i nisur më 24 maj përfshiu aktivitete të ndryshme shkencore, prezantuese, argëtuese e sportive...
me shume2010-06-02 09:03:06U mbajt konferenca “Lehtësitë tregtare gjatë eksportit dhe importit të mallrave”

Prishtinë, 2 qershor - Ekonomia kosovare nuk ka rrugëdalje tjetër përveç tërheqjes së investitorëve të huaj. Kështu tha të mërkurën Lekë Musa, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane. Musa dhe ekpertë të tjerë, si dhe përfaqësues institucionesh u mblodhën në konferencën “Lehtësitë tregtare gjatë eksportit dhe importit të mallrave”, të organizuar nga Instituti për Studime “Pjetër Budi” në Prishtinë, për të debatuar rreth problemeve ekonomike në vend...
me shume2010-06-02 08:18:15Ekipi i Doganës fiton turnirin në futboll

Prishtinë, maj 2010 – Ekipi i futbollit të studentëve të vitit të parë në drejtimin Doganë dhe Shpedicion ka fituar vendin e parë në turnirin e futbollit të vogël që është organizuar nga Instituti “Pjetër Budi”.
me shume
Instituti për Studime “Pjetër Budi” në kuadër të “Ditëve të Hapura” ka organizuar turnirin në futboll të vogël, ku kanë marrë pjesë ekipe studentësh të të gjitha viteve në drejtime të ndryshme...2010-05-31 08:20:25Studenti Artan Kryeziu fiton garën në shah

Prishtinë, maj 2010- Studenti Artan Kryeziu ka fituar sot garën në turnirin e shahut, pas një konkurrencë të fortë ndërmjet studentëve të Instituti për Studime “Pjetër Budi”.
me shume
Në kuadër të manifestimit Ditët e Hapura të “Pjetër Budit” sot është organizuar turniri në shah, ku kanë marrë pjesë afro 10 studentë kandidatë në këtë garë...

