• Bursa për doktoraturë

    Universiteti i Shkencave Organizative Aplikative - Instituti për Studime "Pjetër Budi" me seli në Prishtinë, ka vendosur të financojë katër kandidatë të interesuar që të mbarojnë doktoraturën në njërën nga fushat e mëposhtme:

     Doganë dhe Shpedicion
     Turizëm dhe Hoteleri
     Sigurime
     Resurse Njerëzore

    Bursistët do të mbarojnë doktoraturën jashtë Kosovës, në rajon apo në ndonjërin nga universitetet e vendeve të Bashkimit Evropian.

    Kandidatët e interesuar duhet t'i plotësojnë kushtet në vijim:

     Të kenë të mbaruar masterin
     Të njohin të paktën një gjuhë të rajonit
     Të njohin njërën nga gjuhët e vendeve të Bashkimit Evropian

    Personat e interesuar për konkurrim duhet të dorëzojnë CV-në, letrën e motivimit, diplomën e fakultetit dhe diplomën e masterit. Dokumentet mund të dorëzohen me e mail në adresën info@universitetipjeterbudi.com, ose drejtpërdrejt në Shërbimin e administratës së Universitetit "Pjetër Budi", dhe atë më së largu deri më 20 qershor.

    Për më shumë hollësi të interesuarit mund të paraqiten në telefonin: 038 234 566 dhe 044 163 372

12:49 

Albumi

Anketa

Sa ju pelqen spoti prezantues i Pjeter Budit?
Shume
Mesatarisht
Pak